Ora News - Me trailer drejt BE, skaneri zbulon në Durrës 4 të rinjtë e penalizuar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Skema tashmë e njohur e fshehjes brenda trajlerave u tentua të përdoret nga katër të rinj që tentuan të dalin në mënyrë klandestine nga Durrësi drejt vendeve të BE, ku rezultonin të penalizuar. Ndërkohë ne Lëzhë, një 48 vjeçare u vu në pranga ndërsa merrte deri në 8 mijë euro pasi premtonte viza amerikane pasi prezatnohej si punonjës e Interpolit.

Fshehja brenda trajlerave është rruga më e njohur që shqiptarët kanë përdorur për të mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Skema tashmë e njohur u tentua të përdoret nga katër të rinj për të dalë nga Shqipëria drejt vendeve të BE, ku rezultonin të penalizuar.

Por skaneri dhe kontrolli në vijën e dytë nga policia kufitare në portin e Durrësit i zbuloi, ndërsa policia i vuri në pranga bashkë me shoferin e kamionit me konfeksione ku ishin fshehur.

Policia arrestoi më 6 maj drejtuesin e trajlerit, Mariglen Mema 24 vjeç dhe Altin Hajdinin 29 vjeç, banues në Durrës, i fshehur në trailer, me qëllim për të kaluar Kufirin në mënyrë të paligjshme.

Tre shtetasit e tjerë të gjetur në trailer ishin H.L. 32 vjeç, banues në Tiranë; V.M. 34 vjeç, banues në Mirditë dhe F.V. 28 vjeç, banues në Peshkopi.

"Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së" informoi policia e Durrësit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/durres-fshihen-ne-trajlerin-me-konfeksione-te-ikur-nga-shqiperia

Recommended