Ora News - PD ligj në Kuvend për ndalimin e portretit të Enver Hoxhes

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD është e angazhuar të çojë në Parlament një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit, tha kreu i opozitës Lulzim Basha në nderimet e tij para monumentit Nënë Shqipëri.

Deklarata u bë pasi gazetarët kërkuan një koment lidhur me sulmin fizik mes simpatizantëve të PD dhe nostalgjikëve të komunizmit

Lulzim Basha: Partia Demokratike është e angazhuar të çojë në Parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë, nderimin e plotë për heronjtë që dhanë jetën për një Shqipëri të lirë dhe demokratike por nga ana tjetër për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë. Dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha."

Basha bëri homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe memorialin e Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-ligj-ne-kuvend-ndalimin-e-portretit-te-enver-hoxhes

Recommended