Dita e Dëshmorëve, Xhafaj: Bashkëpunëtorët e krimit sulmojnë policinë me zë e vepra!

  • 6 years ago
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i pranishëm sot në Akademinë e Sigurisë së Policisë së Shtetit me rastin e ditës së Dëshmorëve të Atdheut.

Xhafaj tha se sot Shqipëria është një vend me i sigurt dhe se reformat janë të vështira por rrënjësore.

Sipas ministrit të Brendshëm vettingu në radhët e policisë nuk është një proces me kleçka dokumentacioni.

Ai tha tha gjithashtu se policia nuk do t?i përfillë spekullimet ngado që të vijnë.

Duke e vënë theksin te vështirësitë që has policia në deyrën e saj të përditshme, Xhafaj tha se kjo e fundit ka përballë edhe bashkëpunëtorë të krimit, që e sulojnë çdo ditë këtë institucion me zë e figurë.

Është shumë pozitive që në radhët e poolicisë së shtetit, duke qartazi që shumica dërrmuese e kësja trupe nuk ka lidhje me kontingjentin kriminal. Polica do të ndahet me vendosmëri nga ata që me veprimet e tyre të paligjshme e kanë njollosur uniformën, e braktisën policinë dhe iu dorëzuan ilegalitetit dhe krimit. Janë ata që i japin oksigjen grupeve kriminale, por jo ne. Ne sot më shumë se kurrë kemi bindjen se policia është shembulli më i shkëlqyer i mirëfunksionimit të shtetit në Shqipëri. Vettingu në polici do të konsolidojë besimin te qytetarët e Republikës. Jam më i vendosur se kurrë për të mbështetur dhe inkurajruar luftën me krimin dhe përballjen me paligjshmërinë.

Recommended