Ora News - Bilisht, 45-vjeçari plagoset me armë zjarri në lokal

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bilishtit dhe sipas policisë i plagosuri është shtetasi Erjon Çollaku.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se Çollaku është qëlluar me armë në bark.

"Më datë 03.05.2018, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht", sqaron policia e Devollit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bilishit-39-vjecari-plagoset-me-arme-zjarri

Recommended