Ora News - Vrasja për pazare droge në Devoll, kërkohet dëshmia e të burgosurit në Greqi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur procesi ndaj 25-vjeçarit David Myrte, i akuzuar për vrasjen e Zarif Alliut dhe plagosjen e shokut të tij pas prishjes së pazareve të drogës, po shkonte drejt fundit, Gjykata e Korçës ka vendosur të pyesë një tjetër dëshmitar të kërkuar nga mbrojtja.

Dëshmitari D.Papa, prej të cilit mbrojtja pretendon të nxjerrë informacione të vlefshme për ngjarjen, ndodhet i burgosur në Larisa të Greqisë dhe dëshmia e tij do të merret nëpërmjet letërporosisë.

Për të mundësuar kryerjen e procedurave përkatëse midis ministrive të drejtësisë të dy vendeve, pas të cilave do të realizohet pyetja e dëshmitarit, gjykata ka shtyrë me dy muaj seancën e radhës.

Edhe pse emri i këtij dëshmitari nuk ka dalë gjatë hetimit të Prokurorisë, mbrojtja thotë se ka qenë pikërisht Papa ai që ka komunikuar me telefon me viktimën ditën e vrasjes dhe jo i akuzuari David Myrte.

David Myrte në bashkëpunim me Spiro Xholin akuzohen se vranë në mars të vitit të kaluar, në fshatin Bracanj të Devollit, Zarif Alliun, të cilit i detyroheshin një borxh prej 12 mijë eurosh, për një ngarkesë droge të transportuar drejt Greqisë nga kufiri i gjelbër.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-pazare-droge-ne-devoll-kerkohet-deshmia-e-te-burgosurit-ne-greqi

Recommended