Report TV - Ndizet sheshi 'Skënderbej', yjet e muzikës shqiptare dhurojnë emocione të veçanta

  • 6 years ago
Sheshi Skënderbej është ndezur këtë mbrëmje nga artistë të njohur në fushën e muzikës. Një koncert me debutimin e këngëtarëve të njohur Ledri Vula, Arilena Ara, Alban Ramosaj, Argjentina Ramosaj, Yll Limani, Filloreta Raci dhe nën muzikën e luajtur nga DJ ALDO, mjaft qytetarë nga Shqipëria por edhe Kosova kanë mundur të shijojnë performancën e tyre.
Koncertin e lajmëroi vetë kryebashkiaku Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, teksa ju bënte thirrje qytetarëve të Tiranës që të bëhen pjesë dhe të shijojnë muzikën e artistëve të tyre të preferuar.

Super atmosferë me Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO. Shihemi në shesh, festa nis në orën 19:00.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

Recommended