Ora News - Provimet e maturës, rreth 36 mijë maturantë plotësojnë formularin A1
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 35 mijë e 900 maturantë do të testohen në provimet e maturës duke shënuar mbylljen e një cikli arsimor. Kjo është koha kur autoritetet arsimore kërkojnë vëmendjen e atyre që kanë përfunduar vite më parë por nuk kanë dhënë testet e maturës; do të kete vetëm një mundësi të vetme për plotësimin e formularit A1Z.

Rreth 36 mijë maturantë kanë përfunduar plotësimin e formularit A1.

Ky formular është i domosdoshëm për të hyrë në provimet e maturës shtetërore duke iu nënshtruar testeve të lëndëve me detyrim dhe atyre me zgjedhje.

Rezana Vrapi: Maturantët e këtij viti janë regjistruar në formularin A1 dhe janë rreth 35. 923 maturantë, një pjesë e madhe e të cilëve do ti nënshtrohen programit të maturës shtetërore. Nuk do ti nënshtrohen vetëm ata që janë mbetës vjetorë dhe për ta do të ketë një mundësi të dytë në muajin shtator me sesionin e vjeshtës.

Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, kërkoi vëmendjen e të gjithë maturantëve që kanë përfunduar vitet e kaluara, për të plotësuar formualin A1Z sepse do të ketë vetëm një datë për plotësimin e tij në në muajin qershor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/provimet-e-matures-rreth-36-mije-maturante-plotesojne-formularin-a1
Recommended