Ora News - Përfundon afati për të aplikuar për fondet e investimeve në agroturizëm
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfundon afati për të aplikuar për fondet e investimeve në agroturizëm, të cilat lidhen direkt me projektin e 100 fshatrave.

Zv/ ministri Ilir Halilaj shpjegon se tashmë do të bëhet vlerësimi i projekteve për të nxjerrë më pas edhe fituesit.

Zv/ ministri Ilir Halilaj: Më 27 prill është afati i fundit për aplikantët që janë të interesuar në skenën kombëtare. Duhet të them që kemi pasur një interes të lartë. Janë 6300 aplikantë në skemën e pagesave direkte"

Ndërkohë pas dy javëve pritet të hapet aplikimi për fondin prej 94 mln euro të BE për bujqësinë. Kriteret e vështira për të përfituar detyruan ministrinë që të nisë trajnimet për të sqaruar fermerët për të bërë të mundur shpërndarjen e plotë të këtij fondi. Është parashikuar që të ketë një afat 4 vjeçar.

Zv/ ministri Ilir Halilaj: Është e vërtetë që kriteret janë rigoroze. Nëse tek skema kombëtare kemi pranuar si dokumentacion edhe titullin e pronësisë, pavarësisht se munmd të mos ketë qenë i regjistruar në zyrën e hipotekës në skemën e IPARD kjo nuk është e pranuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perfundon-afati-te-aplikuar-fondet-e-investimeve-ne-agroturizem
Recommended