Ora News - Pacult sfidon Skënderbeun: I marrim fitoren për t’i shtyrë festën e titullit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajneri i Kukësit, Peter Pacult, ka folur sot në konferencën e zakonshme për shtyp para sfidës së fundjavës, duke u ndalur te ndeshja kundër Skënderbeut, por edhe te formacioni, si dhe krahasimi i dy yjeve të sulmit, Soue e Guri.

?Duam të shtyjmë festën e Skënderbeut, edhe pse e ka merituar plotësisht këtë sezon. Na duhen ende disa pikë dhe shpresoj t?i marrim. Të dielën nuk do shkojmë në Korçë për t?i uruar titullin Skënderbeut, por për t?i shtyrë festën. Duhet të rikthehemi te loja që kemi bërë në muajt e parë të vitit, me shumë pasime. E uroj Dajën për titullin, sepse nuk do ta humbasin, por nuk shkojmë në Korçë për të marrë pjesë në festën e tyre.

Dëmtimet ? ?Kemi pasur mungesa si Shameti dhe Dzaria, që kishte probleme. Rrumbullaku po stërvitet me ekipin, por kemi treguar se edhe lojtarët që kanë zëvendësuar, kanë bërë shumë mirë.

Koliçi ? ?Do jetë i dobishëm sezonin tjetër, pa asnjë dyshim. Në një moment mora një vendim që më takon mua. Për fat të mirë, zëvendësimi që bëra në portë ishte pozitiv, por jam i lumtur që kam Frashërin dhe Koliçin në skuadër, pasi janë shumë të mirë të dy. Nuk kam marrë vendim kundër Koliçit, por kam bërë diçka për të mirën e ekipit?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pacult-sfidon-skenderbeun-i-marrim-fitoren-ti-shtyre-festen-e-titullit
Recommended