Ora News - Banorët e Shkozetit protestojnë për ndotjen nga ujërat e zeza: Do bojkotojmë zgjedhjet
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Shkozetit protestuan pasditen e sotme ne lidhje me ndotjen që shkaktohet nga ujërat e zeza, të cilat kalojnë në një kanal të hapur.

Mbi 300 persona me pankarta në duar, me tyre gra dhe fëmijë, kërkuan të merren masa urgjente për problemin që i shqetëson tashmë e tre dekada.

Sipas tyre, pushteti lokal dhe ai qëndror interesohen në këtë lagje, me të paktën dhjetë mijë banorë, vetëm në kohë fushatash dhe pasi premtojnë fjalë boshe rikthehen pas katër vitesh sërish.

Protestuesit shprehen se janë shumë të pakënaqur nga pushtetarët, pasi sipas tyre ata e shikojnë postin vetëm e vetëm për interesat e tyre personale dhe nuk merren me hallet e komunitetit.

Të mërzitur dhe ngopur me premtime boshe, protestuesit thonë se do të bojkotojnë zgjedhje lokale vitin e ardhshëm.

Shqetësimin me ndotjen e ujërave të zeza nuk po e vuajnë vetëm banorët e zonës së Shkozetit.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në zonën e ish-Kënetës, banorët e të cilës prej vitesh e konsiderojnë si vatër infeksioni kanalin që përshkon përmes lagjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-shkozetit-protestoje-ndotjen-nga-ujerat-e-zeza-do-bojkotojme-zgjedhjet
Recommended