Ora News - Shqipëria e angazhuar për bashkëpunim të shëndoshë rajonal
  • 6 years ago
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë vlerësoi dialogun Kosovë-Serbi si një ndihmë në zvogëlimin e mosbesimit dhe ndarjes, duke çuar në rritjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

Gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të Seancën Plenare të Kombeve të Bashkuara mbi "Ndërtimin dhe Ruajtjen e Paqes" Bushati tha se në këtë kuadër një rëndësi të veçantë kanë dhe iniciativat e përbashkëta të vendeve të rajonit.

Ditmir Bushati: Unë vij nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, i cili në të kaluarën jo shumë të largët ka qenë teatri i konflikteve të mëdha dhe vuajtjeve të tmerrshme njerëzore. Kjo e kaluar është shumë prapa krahësh dhe kemi nxjerrë mësime të rëndësishme që nga ajo kohë. Nëpërmjet vullnetit të sinqertë politik, në të cilin Shqipëria është e angazhuar vazhdimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme, dhe në sajë të ambicies së fuqishme euroatlantike, është zhvilluar një bashkëpunim i shëndoshë rajonal në drejtim të sigurisë, tregut të përbashkët dhe shkëmbimeve tregtare. Procesi i dialogut drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka ndihmuar në zvogëlimin e mosbesimit dhe ndarjes, duke çuar në rritjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

Ne kemi nisur iniciativa rajonale siç është Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor në të cilat po kontribuojnë financiarisht dhe bashkë-qeverisin të gjitha 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne do të mirëpresim mbështetjen e mëtejshme të OKB-së për këtë iniciativë, duke përfshirë edhe mbështetjen e Fondit për Ndërtimin e Paqes.

Së bashku me partnerët dhe aleatët tanë euroatlantikë, ne jemi zotuar që të bëjmë rajonin tonë pjesë të një kontinenti të konsoliduar dhe të bashkuar, si një investim strategjik për paqen, demokracinë, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin e Evropës në tërësi. Për këtë qëllim, si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është një kontribuues aktiv për paqen dhe sigurinë në mbarë botën dhe veçanërisht në ato rajone ku rrezikohet edhe paqja edhe siguria.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperia-e-angazhuar-bashkepunim-te-shendoshe-rajonal
Recommended