Report TV - Paskal MIlo në "45 minuta"/ Integrimi i Shqipërisë, rrugë me pengesa

  • 6 years ago
I ftuar sot në emisionin "45 minuta" në Report TV, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo foli për rrugëtimin e vëshirë të Shqipërisë për t?u integruar në Bashkimin Evropian. Për sa i takon disa vendeve skeptike që mund ta rrëzonin rekomandimin e Komisonit Evropian për të çelur negociatat e anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë, Milo tha se azilkërkuesit dhe krimi i organizuar shqiptar në Evropë, janë dy probleme mjaft të mprehta.

Për sa i takon dy muajve që kanë mbetur deri në vendimin e Këshillit Evropian të ministrave për hapjen ose jo të negociatave, Milo propozoi që kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha të shkojnë së bashku për të lobuar pranë vendeve skeptike.

Recommended