Përmbyllet java europiane/ Soreca: Integrimi i Shqipërisë në BE do të ndodhë shumë shpejt

  • 5 years ago
11 maji shënon përmbylljen e javës europiane. Në Shqipëri janë vijuar një sërë aktivitetesh, në fokus të së cilave kanë qenë të rinjtë. Aktiviteti i fundit, u zhvillua në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit, në të cilën ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Në fjalën e tij, Soreca u shpreh se gjatë kësaj javë ka pasur fatin për të takuar shumë të rinj shqiptarë që i kanë lënë shumë mbresa, e ndërsa iu drejtuar të rinjve si qytetarët të ardhshëm të BE-së.

"Nuk mund ta kishim mbyllur më bukur, me mesazhin e angazhimit, pasionit për të ardhmen, sepse ju të rinjtë jeni e ardhmja e Shqipëri dhe si ambasador i BE them se ju do të jeni qytetarët e ardhshëm e Europës. E them seriozisht që kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt. Nuk e mbaj mend numrin e aktivitetet që janë zhvilluar në kuadër të javës Europiane. Gjatë kësaj jave, kam pasur mundësinë që të takohem me mijëra të rinj dhe dua të them që më kanë lënë shumë mbresa. Rinia dhe e ardhmja e tyre është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të bëjmë të pamundur për t'i përgatitur ato për të ardhmen", tha Soreca.

Recommended