Paskal Milo për Report TV: Tirana vulosi çlirimin e Shqipërisë! Enver Hoxha ishte lideri

  • 4 years ago
Në ditën e çlirimit të Tiranës, historiani i njohur Paskal Milo rrëfen ngjarjet e asaj dite të 17 nëntorit të vitit 1944. Milo e quan luftën për çlirimin e Tiranës si betejën më të madhe të luftës nacionalçlimtare, që kurorëzoi atë fitore që 12 ditë më pas do t?i vinte vulën çlirimit përfundimtar të Shqipërisë. Dita kur trupat gjermane tërhiqeshin drejt Tiranës dhe u zunë në pritë nga forcat partizane, duke ndezur një betejë gjaku e zjarri për 24 orë rresht, përfundoi me bilancin tragjik të humbjes së jetëve të 2000 ushtarëve gjermanë dhe të afërsisht 300 partizanëve.

Ndërsa për numrin e partizanëve të rënë në luftë, Milo shprehet se ende nuk është saktësuar, ku pati dhe qindra të plagosur, tashmë po vijon kërkimet për plotësimin e të dhënave dokumentare të kësaj periudhe Paskal Milo në një intervistë ekskluzivisht për Report TV rrëfen si u çlirua, më 17 nëntor të 1944-s kryeqytetit shqiptar, Tirana. Cili ishte pozicioni i forcave pjesëmarrëse në luftë atë ditë çlirimi nga pushtuesit nazistë. Çfarë ndodhi me kolaboracionistët, ballistët e forcat e legalitetit kur shtabi qendror i ushtrisë nacionalçlirimtare dhe forcat partizane hynë si triumfatorë të fitores së luftës në Tiranë. A kanë bashkëpunuar forcat e ballit e të legalitetit me nazifashistët dhe cili është roli i Enver Hoxhës në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.Milo bënë thirrje që të mos hidhet baltë mbi gjakun e derdhur për lirinë e Shqipërisë, dhe të mos manipulohet historia. Gjatë kësaj interviste, Paskal Milo pohon se jo të gjitha forcat e Ballit Kombëtar kanë bashkëpunuar me gjermanët, duke specifikuar ata që u vunë në krah të nazistëve dhe ata që që luftonin për bindjet e tyre të sinqerta ?Pikërisht pasardhësit e atyre që bashkëpunuan me nazifashistët, janë ata që sot duan të manipulojnë të vërtetat historike?, thekson historiani Paskal Milo, i cili deklaron se do të ketë së shpejti edhe studim të ri për të hedhur dritë mbi ngjarjet e luftës së dytë botërore dhe për të zbardhur të vërtetat e luftës Nacionalçlirimtare. Pavarësisht kërkimeve të reja thelbi i një lufte që u bë për lirinë e Shqipërisë, nuk ndryshon thotë historiani.

Recommended