Mashtrimi, BOOM: Ndërtuesi i merr 43 mln lekë qytetarit por apartamentin ja jep pronarit të truallit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM" denoncoi një tjetër rast mashtrimi të ndërtuesve në kryeqytet.

Artur Sadiku është një qytetar që në 2010 pronotoi një apartament në një pallat në zonën e Freskut në Tiranë.

Ai lidhi kontrate porosie me firmen ndertuese Midoral Impeks shpk, duke i dorëzuar 43 milion lekë.

Por edhe pse kanë kaluar 8 vite, Sadiku ka mbetur ka banesë dhe jetomn në shtëpi me qira.

Ai thotë se edhe pse ka fituar një urdhër gjykate që i njeh të drejtën e banesës, zyra e përmbarimit nuk e ekzekuton dot pasi hipotekën e apartamentit të tij e ka marrë një tjetër qytetar që rezulton dhe i zoti i truallit të pallatit.

Artur Sadiku: Në 2010 pamë një pallat që ishte duke u ndërtuar, hyra në kontakt me pronarin e pallatit dhe ramë dakord me çmimin e shtëpisë, 450 euro metri katrorë. Lidhëm kontratën e porosisë, i kam dhënë 30 milionë lekë në fillim në dorë sipas rregullave, me noter dhe me të gjitha.Më tha që për një vit, një vit e gjysmë do të bëhet pallati.Kaloi një vit e gjysmë, kaluan dy vjet dhe ai ishte zhdukur, zhduki numrat e telefonit, kontaktet, i kishte bllokuar punimet e pallatit. I vazhdoi prapë punimet, u bë si pallat dhe ju drejtova gjykatës dhe hapa seancë gjyqësore.Ky nuk u paraqit fare. 2 vjet zgjati procesi i gjykatës dhe gjykata ma dha të drejtën time. Iu drejtova zyrës së përmbarimit, pas shumë përpjekjeve na del tani një person me hipotekë që është edhe i zoti i truallit. Shuma ime që kam dhënë është 43 milion lekë.

Elizabeta Sadiku: Administratori plus që mori 3 milion lekëshin e fundit, ai u zhduk, telefon nuk hapi dhe nuk sqaroi më se çfarë ndodhin me hyrjen. Im shoq e ka denoncuar, ai është brenda dhe po vuan dënimin por që nuk ka asgjë për të na dhënë neve. Ne duam zgjidhje, duam drejtësi. Kemi fituar një urdhër gjykate, ka arritur çështja në zyrë përmbarimore, asnjeri nuk e merr përsipër, ne kërkojmë një zgjidhje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mashtrimi-boom-ndertuesi-i-merr-43-mln-leke-qytetarit-por-apartamentin-ja-jep-pronarit-te-truallit

Recommended