Ora News - Standardet e medias, gazetaria profesion i parregulluar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Instituti i Medias publikoi studimin e pare mbi median shqiptare dhe standardet europiane. Studimi jep një panoramim të gjendjes aktuale të medias, duke vendosur theksin ne rregullimin e profesionit te gazetarit dhe ligjit te reklamave shtetërore.

Gazetaria mbetet ende një profesion i parregulluar, ndërsa në media aksesi i politikës është i tepruar.

Këto janë disa nga gjetjet e studimit ?Media shqiptare dhe standardet europiane? realizuar nga Instituti i Medias dhe që synon të kalojë në skaner gazetarinë e ta vendosë atë përballë standardeve që Europa ndjek.

Drejtori i Institutit, Remzi Lani, tha se nevojitet një strategji për zhvillimin e medias.

Remzi Lani: Shqipëria nuk ka arritur të ketë një strategji të zhvillimit të medias dhe mendoj se ky është një problem. Ky raport shërben si një bazë, nuk është vetë strategjia por është një skanim që mund ti shërbejë kësaj strategjie.

Diplomatja holandeze, Dewi Van de Werd, shtroi nevojën për zhvillimin e gazetarisë investigative.

Dewi Van de Werd: Liria e medias është me rëndësi për zhvillimin e shoqërisë dhe ne insistojmë për një gazetari të pavarur, të sigurt dhe mundësi për investigimin e atyre historive që kanë rëndësi për Shqipërinë. Jemi të lumtur që kemi mbështetur këtë projekt sepse është pjesë e 5 prioriteteve kyçe për integrimin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/standardet-e-medias-gazetaria-profesion-i-parregulluar#.Wt9gjb4SEo4.facebook

Recommended