RTV Ora – Vasili: Liria e medias u shkatërrua, po shkojmë në greminë
  • 5 years ago
#rtvora
Ish-kreu i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkatërrim të lirisë së medias.

Duke komentuar raportin e ?Reporterëve pa kufij?, Vasili tha se në Shqipëri gazetarët janë kërcënuar me vdekje për të mos nxjerrë në pah korrupsionin e qeverisë.

Vasili: Goditja e Edi Ramës është përqendruar dhe tek pushteti i katërt tashmë, pasi ka rrëmbyer drejtësinë, pasi ka rrëmbyer Parlamentin dhe e ka kthyer në një shportë karavidhesh, ka rrëmbyer ekzekutivin dhe beteja e fundit është me media, me pushtetin e katërt, e cila është edhe dritarja ku shqiptarët mësojnë mbi të vërtetat. Ata që duhet të hetojnë mbi fajet e Edi Ramës nuk hetojnë për korrupsionin. Por nuk kanë turp, duke filluar nga Prokurorja e Përgjithshme kur bodigardët e saj dhunojnë njerëzit e medias siç ndodhi me gazetarin Salianji. Bënë që për herë të parë gazetarët të protestojnë përpara Prokurorisë. Gjë e pa ndodhur në historinë e pluralizmit shqiptar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vasili-liria-e-medias-u-shkaterrua-po-shkojme-ne-gremine
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended