Ora News - Lela: Problemi i PD "shpirti i keq". Harxhi: Je pjesë e enturazhit të afërt të Bashës
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Alfred Lela i quajti "shpirtra të këqij" ata që kundërshtojnë Bashën në PD. I ftuar në studion e "Tonight Ilva Tare", Lela tha se kundërshtarët e Bashës kanë hatër mbetje për zgjedhjen e tij në krye të PD. Deklarata ka shkaktuar akuza të forta nga anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi, e cila e konsideroi Lelën një nga "sekretarët" në hije të Bashës.

Pjesë nga debati:

Lela: Problemi i PD-së nuk është statuti, nuk është kryetari, është shpirti i keq. Njerëz që nuk ishin të kënaqur me zgjedhjen e zt.Berisha, kur u zgjodh Basha, kërkojnë kthimin e zt.Berisha. Të pakënaqur me një emërim dhe i kërkojnë zt.Berisha të zgjedhë dikë tjetër. Është halucinacion i madh. Nuk është zgjedhja, nuk është statuti. Ky është shpirti i keq që ia mban këmbët e PD-së të lidhura dhe nuk për t'i pasur të zgjidhura pa i vrarë këto shpirtra.

Harxhi: Ju jeni pjesë shumë e afërt e enturazhit të kryetarit të PD-së. Në qoftë se flisni dikush tjetër nga sekretarët e Partisë jeni ju një nga ata.

Lela: Fakti që t'i je sjell tregon mjerimin e hullisë dhe ku e çoni ju debati. Ma jep mua një fuqi që nuk e kam dhe as nuk e dua. E dinë të gjithë që ju e keni atë fuqi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lela-problemi-i-pd-shpirti-i-keq-harxhi-je-pjese-e-enturazhit-te-afert-te-bashes
Recommended