Ora News - Meta i jep dekoratën "Nënë Tereza" senatorit italian Pier Ferdinando Casini

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi senatorit italian, Pier Ferdinando Casini, Dekoratën ?Nënë Tereza?.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Meta vlerësoi personalitetin e spikatur të Casini si politikan që mishëron vlerat më të larta të parlamentarizmit, dialogut dhe demokracisë.

?Senatori Casini ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, por edhe për mbështetjen e iniciativave të ndryshme parlamentare italiane në dobi të forcimit të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë. Po kështu ai ka qenë një avokat i vazhdueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe rajonin tonë?, - tha Presidenti i Republikës.

Më tej, Presidenti Meta theksoi se Senatori Casini është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane, që ka ndikuar dukshëm në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

?Si President i Dhomës së Deputetëve, por edhe si Kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit italian, Senatori Casini ka ndihmuar për forcimin e marrëdhënieve ndër-parlamentare dhe krijimin e një atmosfere të shkëlqyer bashkëpunimi mes dy parlamenteve. Një kontribut tjetër i vyer ka qenë mbështetja që zoti Casini i ka dhënë ndërtimit të Qendrës Spitalore Universitare dhe Universitetit Katolik ?Zonja e Këshillit të Mirë?, që sot është ndër më të vlerësuarat në vendin tonë dhe ku studiojnë shumë studentë italianë?, - shtoi Presidenti Meta.

Duke u ndalur te viti mbarë kombëtar i të Skënderbeut, Presidenti Meta theksoi se intensifikimi i kontakteve dhe ngjarjeve politike, historike dhe kulturore me Italinë është i veçantë, sepse të veçanta dhe jetike ishin për Skënderbeun aleancat e tij përtej Adriatikut në periudhën më të lavdishme të popullit dhe kombit tonë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-i-jep-dekoraten-nene-tereza-senatorit-italian-pier-ferdinando-casini