Ora News - Zjarr i madh në fabrikën e riciklimit në Kashar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të riciklimit të mbetjeve në zonën e Mëzesit në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e zjarrfikëses dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 7 forca zjarrfikëse të Bashkisë së Tiranës, ndërsa prefektja Suzana Jahollari kërkoi ndihmën edhe të tre zjarrfikëseve të ushtrisë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Banorët e zonën shprehin shqetësim për situatën duke pretenduar se zjarri rrezikon banesat e tyre, përveç ndotjes që është tejet e madhe për shkak të djegies së plastikës.

Kreu i zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Gonxhaj, deklaroi se për momentin, forcat e fikjes së zjarrit po përqendrohen për të parandaluar përhapjen e flakëve në magazinën ngjitur të fabrikës së riciklimit.

Ai shtoi se kompania nuk ka marrë masa për sistemin e mbrojtjes nga zjarri.

Duke qenë se zjarri është tejet i madh është kërkuar ndihma e zjarrfikëseve nga Kruja dhe nga Durrësit.

Në zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Ende nuk dihen motivet e zjarrit të madh që lëshon shtëllunga të mëdha tymi në ajër.

Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë është përfshirë nga zjarri dhe në të dyja rastet ka pasur dëme të shumta materiale.

Megjithëse pranë vatrës së zjarrit kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, situata nga zjarri vazhdon të jetë e nderë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zjarr-i-madh-ne-fabriken-e-riciklimit-ne-kashar

Recommended