Ora News - Basha denoncon: Rama fushatë me fake news kundër deputetit gjerman, Krichbaum

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Disa artikuj online kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag, Gunther Krichbaum i cili është skeptik ndaj hapjes së negociatave me Shqipërinë, detyruan kreun e PD-së, të dalë në konferencë e të dënojë sulmet ndaj të tij

Basha u shpreh se këto sulme janë financuar nga kryeministri Rama me paratë e krimit për të denigruar figurën e deputetit gjerman.

Gunther Krichbaum është një nga figurat politike më të nderuara dhe të respektuara të Europës. Mbi të gjitha, Gunther Krichbaum është një njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia. Prandaj ai ka shprehur hapur dhe me ndershmëri mendimet dhe kritikat e tij për të ndihmuar përparimin e Shqiëprisë dhe të integrimit të saj në Bashkimin Europian. Kritikat e argumentuara dhe të paanshme të Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare edhe nga shumë qeveri të tjera eurpiane,mbrëmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryesisht hapsirës Euroatlantike. Por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë që Krichbaum e argumenton në mënyrë bindëse, në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Krichbaum, Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një fushatë shpifjesh dhe lajmesh fallco, fake news, kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të Bashkimit Europian në Bundestag.

I pyetur nga gazetarët për mbledhjen e këshillit kombëtar ku nuk u përfshinë propozimet e kritikëve për dorëheqjen e kryetarit Basha tha se rregullat e reja garantojnë një garë të ndershme për të gjitha nivelet, përfshi dhe kryetarin e partisë por më e rëndësishmja, theksoi ai është se sipas statutit të ri, kandidatët për bashki e deputet do të konsultohen me të gjithë anëtarët e partisë.

"Synon garë të ndershme, të hapur, trasparente në të gjitha nivelet për këdo, që nga kryetari i Partisë deri tek anëtari më i thjeshtë. Risia më e madhe, jo vetëm për Partinë Demokratike por për Shqipërinë, është përqafimi pa asnjë dilemë mbrëmë nga Këshilli Kombëtar dhe jam i bindur edhe të dielën nga Kuvendi Kombëtar, i parimit të konsultimit, me parimin një anëtar një votë, me të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë përpara se të vazhdohet me proçesin e seleksionimit të kandidaturave të ardhshme për Parlamentin e Shqipërisë. Këto janë ndryshime të mëdha, janë ndryshime qe e ndajnë historinë e Partisë Demokratike në dy pjesë. Përqafimi i këtyre standardeve do të imponojë një punë të madhe dhe jo të lehtë dhe jam i bindur se është rruga e duhur për Shqipërinë në rradhë të parë dhe natyrisht është mishërim i aspiratave, shpresave dhe kërkesave të demokratëve.

Sa i takon raportit të DASH Basha tha se konfirmon akuzat kryesore të opozitës: zgjedhje të blera, qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj, drejtësi e kapur, media të kapura dhe nën presion dhe sulm qeveritar,


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-denoncon-rama-fus...

Recommended