"Ju flet Moska": Si nisi historia jonë moderne nga një kamarier kuksian

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në rubrikën e tij "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka analizuar historinë moderne shqiptare. Ai thotë se kjo histori filloi nga një kamarier nga Kukësi.

Myftaraj: Historia moderne shqiptare nis me Lidhjen e Prizrenit në 1878, lëvizje politike kombëtare me të cilën realisht nis dhe promovohet para botës aspirata e shqiptarëve për shtetformim.

Është një pikturë e njohur e Kuvendit të Prizrenit ky Abdyl Frashëri flet para një auditori ku bien në sy figura të shquara kombëtare nga Prizreni, Sulejman Vokshi, Omer Prizreni etj. Por si cdo lëvizje e madhe kombëtare, revolucionare në kuptimin e një lëvizje të madhe ndryshuese në shoqëri ka pasur nevojë edhe për dikë që të shkrepte armën e parë. Kështu ka ndodhur në revolucionin amerikan, francez, anglez dhe kështu duhet të ndodhte edhe në Lidhjen e Prizrenit.

Historia jonë moderne nisi me këtë shkrepje arme. Kjo ka ndodhur në 27 gusht në Prizren. Autori është Ramadan Zaskoci, një djalë nga fshati Mamëz i Lumës të Kukësit të sotëm, 18 vjec punonte si kamarier në Prizren. Në Prizren ndodhej telegrafisti i Mehmet Ali Pasha, i cili ishte një gjerman i konvertuar në mysliman. Një aventurier i ardhur në Perandorinë Osmane. Ky kishte ardhur nga Sulltani me mision për të detyruar shqiptarët të zbatonin vendimet e kongresit të Berlinit për të lëshuar territore në dobi të fqinjve, në këtë rast të Malit të Zi.

Mehmet Ali Pasha ishte i shoqëruar nga disa batalione ushtarake, por për komunikimin varej vetëm nga një telegrafist dhe telegrafi ishte atëhere cfarë është sot interneti dhe telefoni.

Vrasja e telegrafistit i cili fyeu këtë djalosh lumjan në kafen gjatë kohës që po i shërbente e la Marshallin turk pa komunikim me qendrën, jo vetëm me Stambollin, por edhe me Shkupin. Kështu që ngeli i ngujuar në Gjakove ku u rrethua dhe u vra pas disa ditësh në 7 shtator 1878. Pra arma e këtij djali ku si ja nisi historinë moderne shqiptare në kuptimin që kur nisi Lidhja Shqipëtare e Prizrenit askush në Europë nuk e mori seriozisht sepse menduan se e ka krijuar qeveria Osmane për të shmangur vendimet e Kongresit të Berlinit. Shqiptarët i shikonin si një popull mysliman e cila ishte nën urdhërat e sulltanit, rebelohej por përsëri i bindej atij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-si-nisi-historia-jone-moderne-nga-nje-kamarier-kuksian

Recommended