Ora News - Korrupsioni zgjedhor, ISP: As qeveria teknike nuk e ndali trafikun e votës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pavarësisht marrëveshjes politike në emër të ndalimit të blerjes së votës, duket se fenomeni që nuk mungon në asnjë zgjedhje nuk është ndalur as në vitin 2017. Sipas një raporti të Institutit të Studimeve Politike marrëveshja zgjidhi vetëm krizën e momentit por jo por korrupsionin zgjedhor.

Afrim Krasniqi: Modeli që ne eksperimentuam nga maji në shtator ishte një model unik, por në fakt opozita ka thënë që zgjedhjet i kam njohur si legjitime, por nuk kam njohur produktin dhe cilësinë e zgjedhjeve për shkak të blerjes së votave dhe problematika të tjera të ngritura prej saj.

Marrëveshja sipas Krasniqit solli veprime që çuan në shkeljen e Kushtetutes, në rastin e zgjedhjes së kreut të KQZ dhe Avokatit të Popullit.

Afrim Krasniqi: U votuan ministrat dhe kryetari i KQZ dhe Avokati i Popullit. Janë tërësisht në shkelje të kushtetutës. Pati dy lloj shkarkime zyrtare që abuzuan dhe shkon 181 numri i zyrtarëve në nivele të ndryshme, pati zyrtarë të cilët ishin marrë me kontratë për zgjedhje dhe ju ndërpre kontrata dhe shkon te 3600.

Por edhe Instituti Shqiptar i Shkencës që është pjesë e këtij studimi ka vërejtur se nga 185 raste të korrupsioionit zgjedhor nuk ka pasur ndëshkime ndërsa qarqet më problematike janë Shkodra, Lezha dhe Dibra.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korrupsioni-zgjedhor-isp-qeveria-teknike-nuk-e-ndali-trafikun-e-votes

Recommended