Report TV - Bypass-i i Fierit shkatërron rrugën, banorët: Shteti nuk po na kompenson

  • 6 years ago
Prej 5 vitesh punimet në bypass-in që lidh Lushnjën me Fierin, e në vijim drejt Vlorës, janë ndërprerë. Në vendin ku janë bërë punimet ka mbirë sërish bari. Banorët e zonave ku kalon rruga janë mjaft të shqetësuar, pasi kjo rrugë ju ka shkaktuar mjaft probleme. Ata thonë:

Tokat e marra nga shteti për të ndërtuar rrugën akoma nuk janë kompensuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 vite, qeveria nuk ka akorduar asnjë fond për ne.

Banorët e Fierit
Sikur të mos mjaftojnë dëmshpërblimet, rrugët e fshatrave në njësinë administrative Dermenas, thuajse janë bërë të pakalueshme, pasi gjithçka është drejtë shkatërrimit.

Edhe kompanitë të cilat kanë bërë punimet, akoma nuk kanë marrë lekët për punët e kryera.

Përfaqësues të firmës
Bypasi i Fierit do të vijojë të jetë në vend numëro, pasi qeveria nuk ka marrë masa për rifillimin e punimeve për këtë rrugë. Nga ana tjetër, edhe firmat nënkontraktore që nuk janë paguar për punët e kryera, kanë deklaruar se nuk do të lejojnë askënd të punojë pa u bërë pagesat e tyre.

Recommended