Ora News - Nis vettingu për prokuroren e Apelit Shkodër, në sitë pasuria e saj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sot ishte radha e prokurores së Apelit Shkodër, kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për tiu nënshtruar procesit të vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi se hetimi paraprak i pasurisë ishte kriter i mjaftueshëm vlerësimi.


Relatorja Genta Bungo u shpreh se ILDKPI e kishte nxjerrë të pastër nga ana e pasurisë figurën e prokurores, por KPK ka vendosur të bëjë hetim më të thelluar ku ka rezultuar se prokurorja nuk justifikon të ardhurat e ligjshme për një apartament dhe dy garazheve në Tiranë. një apartament në Lezhë dhe një automjet, tip 'Toyota' me vlerë rreth 19 mijë euro.

Prokurorja Nikëhasani bëri vetë mbrojtjen para trupës gjykuese, pa avokat. Ajo deklaroi se nuk ka asgjë të paligjshme por foli për gabime njerëzore që janë harruar. Ajo i justifikoi të ardhurat e saj si të ligjshme.

Në fund prokurorja kërkoi rikonfirmimin në detyrë dhe kujtoi se në 2003 i është vënë tritol në automjet.

Në përfundim të seancës dëgjimore me trupë gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Genta Bungo dhe Pamela Qirko, u vendos data 20 prill si data për dhënien e vendimit: Nëse Besa Nikëhasani do të vijojë të jetë në detyrë apo do të shkarkohet si dy gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/Nis%20vettingu%20p%C3%ABr%20prokuroren%20e%20Apelit%20Shkod%C3%ABr,%20Besa%20Nik%C3%ABhasani

Recommended