Report TV - Veliaj: Deri në 22 prill do të mbjellim 122 mijë pemë në Tiranë

  • 6 years ago
Kushdo që ka dëshirë të bëhet pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve në Tiranë, ka edhe një javë kohë për t?iu bashkua revolucionit të gjelbër. Në 22 Prill, në Ditën e Tokës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur se numri i pemëve të mbjella në kryeqytet do t?i kalojë 122 mijë. Pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e madhe, e po aq i madh edhe numri i donatorëve që kanë kontribuar.

Punonjës të Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Agim Kraja ishin qytetarët që iu bashkuan aksionit për shtimin e gjelbërimit në Parkun e Farkës, i cili po shndërrohet në një hapësirë tërheqëse për familjet dhe të rinjtë e kryeqytetit.

Jam shumë i lumtur që rrethohem nga dy miq të mirë që përfaqësojnë dy institucione shumë të rëndësishme të qytetit tonë, Agjencia e Zhvillimit Rajonal dhe Këshillin Bashkiak, një institucion që ka marrë vendime shumë të rëndësishme, që i jep mundësi Bashkisë së Tiranës të zgjerojë parqet, hapësirat e gjelbra dhe të vendosim qytetin përpara bindjeve tona.

Recommended