Report TV - Tre apartamente dhe 20 mln lekë pasuri, Vettingu 'kap' gjyqtarin e Durrësit

  • 6 years ago
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, rrezikon të bjerë në ?rrjetën? e Vettingut, pasi nuk justifikon pasurinë e tij prej 20 milionë lekësh, si dhe ka në pronësi tre apartamente, 2 në Tiranë për të cilët nuk justifikon burimin e të ardhurave, dhe një në Durrës. Vendimi final i KPK për gjyqtarin Trezhnjeva do të jepet të premten më 13 prill, në orën 09:00.

Në fund të seancës së sotme të KPK, gjyqtari Trezhnjeva deklaroi se ka 75 vjet punë dhe se nuk i është llogaritur asnjë e arrur në vitet 1981-1994.

"Ajo që dëgjuat është pasuria ime. S?janë të ardhurat kryesore nga bashkëshortja. Nga 1981 deri më 1994 nuk është llogaritur asnjë e ardhur e imja"

Besim Trezhnjeva, gjyqtar

Nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rezultuar se gjyqtari Trezhnjeva ka gënjyer për një kredi prej 50 mijë euro për të blerë një apartament në Tiranë, për të cilin nuk justifikon burimin e të ardhurave, ndërsa me kredinë ai ka blerë apartament në Durrës.

Sipas dokumenteve të KPK, rezulton se kredia ka kaluar në llogari të një kompanie ndërtimi në Durrës, ndërsa avokati i gjyqtarit ka thënë se Trezhnjeva e paguan vetë kredinë dhe se ka ende 30 mijë euro për të paguar.

Recommended