Tre apartamente dhe 20 mln lekë pasuri, KPK zbardh vendimin që shkarkoi gjyqtarin Besim Trezhnjeva

  • 6 years ago
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e shkarkimit të gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, i cili nuk kaloi filtrat e Vettingut për shkak të burimeve të pajustifikuara të pasurisë. Ai zotëronte tre apartamente, dy në Tiranë dhe një në Durrës, si dhe mbi 20 milionë lekë pasuri cash.

Sipas KPK, Besim Trezhnjeva ka fshehur pasurinë dhe kjo mund të provohet nga raporti që ka paraqitur ILDKPI. Gjyqtari i Durrësit ka bërë deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk i justifikon dot shumat monetare.

Trezhnejva ka blerë dy apartamente, por nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave. Ka marre një kredi prej 50 mijë euro, për të blerë një apartament në Tiranë, por ka mashtruar duke blerë një tjetër apartament në Durrës.

Është provuar me dokumente shkresore gjatë hetimit administrativ se kredia e marrë në
shumën prej 50.000 eurosh nga ?Alpha Bank? nuk është përdorur për blerjen e apartamentit
në Tiranë, siç ka deklaruar subjekti, po ka kaluar në llogarinë e ?***? sh.p.k.

Thuhet në vendimin e KPK
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Besim Trezhnjeva nuk justifikon as pasurinë cash prej 20 milionë lekë. KPK ka konstatuar deklarime të rreme në lidhje me të ardhurat e bashkëshortes në një shumë të konsiderueshme të ardhurash.

Recommended