Ora News - Gjendet makinë e djegur në Fushë- Krujë, dyshohet se u përdor në vrasjen e Marios

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një makinë është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm (11 prill) në fshatin Gramëz të Fushë Krujës.

Dyshimet janë se mjeti mund të jetë përdorur për vrasjen e një natë me parë në Tiranë, e 28 vjeçarit Mario Majollari, por kjo pritet që të verikohet në vijim nga ana e ekspertëve të Policisë.

Në njoftim paraprak, policia lokale thotë se mjeti me targë AA 399 DG, është vjedhur në Lushnje me datë 9 prill, një ditë para atentatit në kryeqytet.

Policia saktëson se pronari i mjetit, i identifikuar vetem me inicialet A. T kishte bërë kallzim për vjedhjen.

Ekspertët e policisë ndërkohë kanë kontrolluar mjetin në kërkim të gjurmëve të personave që kanë përdorur mjetin para se ta digjnin dhe veprimtarinë që mund të jetë përdorur kjo makinë.

Mario u qellua nga makina

Deshmitarët thonë se Mario Majollari u qëllua nga një automjet i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Jashtë kameras ata u shprehën për Ora News se kanë dëgjuar tre të shtëna dhe dyshohet se është përdorur një pistoletë.

Pak orë më vonë policia deklaroi se kishte identifikuar si autor të krimit Kastriot Gjuzin, vëllanë e Ilir Gjuzit të vrarë së bashku me Armando Nelaj në 2000. Për këtë krim babai i Mario Majollarit, Avniu u dënua në mungesë, në 2001, me burgim të përjetshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjendet-makine-e-djegur-ne-fushe-kruje-dyshohet-se-u-perdor-ne-vrasjen-e-marios

Recommended