Report TV - Fushë Krujë, gjendet makinë e djegur, dyshohet se u përdor në vrasjen e Majollarit
  • 6 years ago
Një automjet i djegur është gjetur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Makina e shkrumbuar tërësisht nga zjarri dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale.

Një nga pistat ku po heton policia është ajo se automjeti mund të jetë përdorur në vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari mbrëmjen e kaluar në Tiranë.

Ai u qëllua për vdekje me tre plumba nga një automjet në lëvizje. Pas ngjarjes, sipas dëshmitarëve, makina është larguar në drejtim të rrugës së Dajtit ku edhe ka humbur gjurmët.
Recommended