Perplasja me protestuesit e Kukesit, prokuroria nis hetimet per veprimet arbitrare te policise

  • 6 years ago
Veprimet e policisë ditën e protestës në Rrugën e Kombit do të jenë objekt i një hetimi penal të nisur nga Prokuroria e Kukësit. Burime nga akuza e qytetit verior thanë për Televizionin Klan se kanë nisur një hetim për mënyrën e sjelljes së punonjësve të policisë gjatë protestës së 31 Marsit.
Prokurorët kanë dyshime se disa sjellje të bluve nuk kanë qenë të mbështetura në rregullore dhe për këtë janë duke u këqyrur një sërë provash.
Në filmime amatore të shpërndara në rrjetet sociale gjatë të tubimit shihen policë të cilët qëllojnë me gurë drejt qytetarëve, e cila shihet edhe në këto xhirime amatore. Ky veprim, por edhe sjellje të tjera të efektivëve do të verifikohen nga grupi hetimor i Prokurorisë së Kukësit, i cili është i ndryshëm nga ai që po heton protestuesit.
Nga dëshmitë e dhëna deri tani nga persona që morën pjesë në protestë e bazuar kjo edhe në pamje filmike ka rezultuar se efektivet në shërbim kanë qëlluar mbi protestuesit me shkopinj gome, siç duket edhe në këto pamje.

Gjatë protestës, protestuesit pretenduan se u provokuan nga policia gjë që solli reagimin e dhunshëm të tyre.
Vetë uniformat blu kanë sqaruar se është përmbushur detyra sipas përcaktimeve ligjore për raste të tilla. Nga 23 të arrestuarit e pas protestës, 11 prej tyre janë në qeli, 2 në arrest shtëpie dhe 10 të tjerëve iu caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Tv Klan

Recommended