Ora News - Basha garanton artistët: Nuk do triumfojë projekti sovjetik për Teatrin Kombëtar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përpjekjet e artistëve për të marrë mbështetjen e aktorëve të politikës nuk ka të ndalur. Pas takimit me Presidentin Meta, trupa e aktorëve ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i PD pas takimit që zgjati rreth një orë në selinë e PD u shpreh kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, duke garantuar mbështëtje për aktorët në çdo lloj formë dhe mënyrë.

Lulzim Basha: "Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t?i bashkohen protestës së tyre legjitime. "

Sipas Bashës artistët po diskriminohen dhe përbuzën nga një kryeministër që vjen vetë nga bota e artit, pasi sipa tij Rama e urren mendimin e pavarur dhe kërkon asgjesimin e një elitë kombëtare që frymëzon brezat. Gjithashtu kreu i PD paralajmëroj një projekt të ri kombëtar për artin dhe kulturën.

Lulzim Basha: Ne opozita do të ndërtojmë së bashku me artistët shqiptarë një projekt kombëtar për artin dhe kulturën, do ta propozojmë këtë në Parlament, do ta mbrojmë me të gjitha fuqitë dhe mënyrat tona dhe padyshim nuk do të jetë largët dita kur shqiptarët do ta aprovojnë dhe miratojnë këtë projekt kombëtar për artin dhe kulturën në thelb të së cilës do të jetë jo thjesht nderimi, respekti, vënia në vend dinjiteti i artistëve të cilët sot diskriminohen dhe goditen financiarisht, përçmohen, përbuzen, përçahen nga një kryeministër që vinte nga bota e artit, s?mund të them më që vjen nga bota e artit, por mesa duket është pikërisht kompleksi i artistit të dështuar që e çon drejt urrejtjes ndaj artit. Dhe që po zhvillon një projekt leninist të uljes së kokës së artistëve, elitës së kombit për ta asgjësuar një tjetër vatër të mendimit të pavarur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-garanton-artistet-nuk-do-triumfoje-projekti-sovjetik-teatrin-kombetar

Recommended