Report TV - Taksa e Rrugës së Kombit, shoqëria civile organizon protestë para Kryeministrisë

  • 6 years ago
Disa përfaqësues të Shoqërisë Civile janë mbledhur mesditën e sotme te Parku Rinia, në kryeqytet dhe më pas kanë vijuar marshimin drejt kryeministrisë. Protesta e sotme para Kryeministrisë është vijim i protestave që nisën në qytetin e Kukësit. Kjo protestë nuk është organizuar nga partitë, por nga përfaqësues të shoqatave të shoqërisë civile.

Opozita e bashkuar ka planifikuar që ditën e martë të zhvillojë tubime masive në të gjithë vendin duke bllokuar rrugët dhe qarkullimin e mjeteve.

Nga ana e saj qeveria ka premtuar se do të rishikojë tarifat e taksës së vendosur në Rrugën e Kombit, duke krijuar lehtësira për banorët e zonave të Kukësit, që janë përdorues më të shpeshtë të kësaj rruge.


Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas protestës së dhunshme në Kalimash. 

Protesta nisi te ?Parku Rinia?, në kryeqytet, ku përfaqësuesit e Shoqërisë Civile do t?i drejtohet më pas Kryeministrisë. Sipas tyre, shkak për këtë protestë janë bërë arroganca, dhuna dhe koncesionet.

Recommended