Ora News - Mbeten në burg 11 nga 23 të arrestuarit për Rrugën e Kombit. Protestuesit: Turp!Turp!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

11 nga 23 të arrestuarit për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit do të vijojnë të qëndrojnë në burg. Në përfundim të seancës gjyqësore maratonë që nisi në orën 09:30 dhe përfundoi në 14:23, Gjykata e Kukësit e kryesuar nga gjyqtarja Alma Ahmeti vendosi 11 "arreste me burg", 10 i la me detyrim paraqitje dhe 2 në arrest shtëpie.

Vetë Prokuroria kishte arrest me burg per 11 persona, për pesë "arrest shtëpie" dhe për shtatë qytetarë masen "detyrim paraqitje". Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat: shkatërrim prone dhe kundërshtim i punonjësit të policisë.

Vendimi u prit me ovacione në sallë dhe jashtë saj. Familjarë dhe qytetarë të mbledhur në mbështetje të tyre thirrën në kor: Turp! Turp!

Seanca u zhvillua në sallën më të madhe të Gjykatës së Tiranës. Në sallë u lejuan vetëm deputetë të opozitës dhe jo media. Procesi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për të cilat u angazhuan rreth 1000 forca policie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rruga-e-kombit-sot-gjyqi-23-te-arrestuarit

Recommended