Ora News - Pelegrinazhi në kishën e Laçit, policia bën për spital shitësen e qirinjve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhunohet një grua në Kishën e Shna Ndout në Laç. Pashke Gjoka 58 vjeçe me banim në afërsi të Kishës së Shna Ndout në Laç, e cila tregtonte qirinj anës së rrugës, në ditën e pelegrinazhit është bërë pre e dhunës nga forcat e policisë.

Sipas të dhunuarës, disa efektivë të policisë kanë tentuar të largojnë gruan, ndërsa e kanë tërhequr me forcë duke i shkaktuar dëmtime në trup.

58-vjeçarja është dërguar në spitalin e Laçit për mjekime.

Sipas saj policia në mënyrë selektive largon tregtarët e qirinjve, ndërsa kjo është dhunuar, madje të afërmit e saj kanë bërë denoncim pranë komisariatit të Kurbinit, për dhunën e ushtruar nga policia.

Pashke Gjoka: Kam qenë tek kisha, kam dalë si gjithë të tjerët aty me shit qirinj.Erdhi policia dhe na tha largohuni, ne nuk u larguam asnjë. Isha më e bajatshme se të tjerat se jam e sëmurë. Policia bashkiake më mori arkën e qirinjve dhe më tha këto i morëm ne dhe nuk do të shesësh më. Unë i thashë që qirinjtë i kam marrë me borxh, nuk i kam paguar lekët dhe do të shkoj dhe unë pas qirinjve. Shkova me hap derën e makinës ku i kishin futur qirinjtë, i thashë do të vi dhe unë me ju se kam dalë për hall.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pelegrinazhi-ne-kishen-e-lacit-policia-ben-spital-shitesen-e-qirinjve

Recommended