Ora News - Sulo: Për të shkuar në Kukës, paguajmë taksë qarkullimi 10 mijë lekë plus 10 euro tarifë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Arjon Sulo i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se taksa për Rrugën e Kombit është vendosur në mënyrë jo transparente. Ai thotë se është qesharake të paguash 2.5 euro për motorët.

Pjesë nga biseda:

Sulo: Taksën e qarkullimit e kemi të vendosur dhe të rritur nga qeveria Rama. E dyta, taksa e qarkullimit është për mjetet e vogla. Ne paguajmë 200 lekë tek litri i naftës. Ne kemi çmimin e naftës më të lartë se paguajmë taksën e qarkullimit. Për të shkuar në Kukës paguajmë 10 mijë lekë dhe ndërkohë paguajmë edhe 10 euro. Ti mund të vendosësh taksë kur rrugën e ka ndërtuar kompani koncesionare dhe jo publike. Rrugët koncensionare paguhet. Parimi është ky. Ku është rruga alternative që të kenë mundësi për të kaluar në një rrugë tjetër? Ka një çmim tjetër për motorët, 2.5 euro. Është qesharake. Kjo është arroganca e një vendimi të marrë që ka një histori jo transparence. Iku një ministër i LSI-së për këtë dhe një drejtor. Ka pasur kompani turke që e ka fituar dhe pastaj është kthyer. Ka pasur mosmarrëveshje midis kabinetit të LSI-së dhe Ramës. Ka pasur përplasje për këtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sulo-te-shkuar-ne-kukes-paguajme-takse-qarkullimi-10-mije-leke-plus-10-euro-tarife

Recommended