Ora News - Basha paralajmëron Ramën nga Shkodra: Ajo që nisi në Kukës nuk do ndalet
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Shkodra ku përkujtoi masakrën e 2 prillit të vitit 1991, kreu i Partisë Demokratike paralajmëroi kryeministrin se vala e protestës që nisi në Kukës nuk do të ndalet.

Sipas tij Rama i ka bërë hesapet gabim.

Basha: Njesoj si etërit e tij politikë, Edi Rama e ndëshkon Shkodrës, sepse pushteti është për të shtypja dhe shfrytëzimi, arroganca, dhe paraja dhe luksi për të. Këto ditë kam takuar e biseduar me qindra shkodranë e lezhjanë e mirditorë dhe ju them se me ju është e gjithë Shqipëria dhe nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të keqen. Kukësi u përball dhe e ndali të keqen dhe sëbashku me Kukësin ne do ta ndalim atë. Le të jetë kjo nisja e pranverës së madhe që po vjen. Të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e krimit me politikën.Një PD e çliruar nga korrupsioni dhe oligarkët ka vetëm një interes, interesin e shkodranëve, interesin e shqiptarëve. Zotohem në këtë altar të demokracisë se gjithçka që kemi denoncuar deri më sot nuk do ta falim: askënd!! Që nga kryeministri deri tek punonjësi më i thjeshtë të japin llogari për dhunimet që i kanë bërë ligjit.

Basha i ka bërë thirrje qytetarëve të reagojnë pasi nuk ka rrugë tjetër përveç përballjes me të keqen, qeverisjen aktuale të kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha: Le të zotohemi ta çlirojmë ekonominë nga oligarkët e paskurpullt dhe grabitqarë që vjedhin çdo gjë përmes koncesioneve, PPP-ve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-paralajmeron-ramen-nga-shkodra-ajo-qe-nisi-ne-kukes-nuk-do-ndalet