Report TV - Berat, mësuesit dhe nxënësit mbjellin pemë përgjatë Osumit

  • 6 years ago
Nisma e Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e qytetit ka nxitur edhe qytete të tjera për të mbjellë pemë. Në Berat, drejtoria e shkollës Kristaq Capo me ndihmën e mësuesve të cilët vetëfinancuan fidanët e pishave, filluan mbjelljen e tyre përgjatë lumit Osum.

Kështu Drejtoria e shkollës Kristaq Capo bashkë me nxënësit ndërmorën një aksion për mbjelljen e fidanëve pisha. Kanë qenë vetë mësuesit dhe nxënësit, të cilët kanë kontribuar e mbledhur një shumë të hollash dhe kanë blerë 37 fidanë për t'i mbjellë në qytetin e tyre.

Recommended