Ora News - Siguria ushqimore, subjektet të vetkontrollohen nëse nuk duan të ndëshkohen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë një aksion të gjerë për sigurinë ushqimore. Ministri i Bujqesise Niko Peleshi i bën thirrje të gjitha subjekteve të vetkontrollohen e të plotësojnë standardet deri në 15 maj pasi nuk do të ketë më tolerim. Peleshi bëri publik arrestimin e 5 personave në Shkodër për falsifikim të prodhimeve ushqimore.

Në kuadër të aksionit kombëtar për sigurinë ushqimore ministri i Bujqësisë u ka bërë thirrje subjekteve që merren me prodhimin e produkteve ushqimore ose tregtimin e tyre të plotësojnë të gjithë kuadrin ligjor ose do të ndëshkohen. Niko Peleshi tha se subjektet duhet të vetëkonterollojnë standardet dhe të plotësojnë çdo mangësi deri në 15 maj.

Peleshi: Ju kemi dhënë atyrë mundësinë që të vetkontrollohen duke iu bërë të njohura standardet përmes checklist-ave të çdo operatori dhe pastaj mbas vetkontrollit, mbas paralajmërimëve dhe kohës në dispozicion për t?u vetpërmirësuar, natyrisht masat e zbatimit të ligjit do të jenë pa kompromis, pa tolerancë, sespe nuk mund të bëhet tolerancë me sigurinë ushqimore.

Peleshi ka bërë shembull arrestimin e 5 personave midis tyre edhe 2 inspektorë të AKU për të cilët është konstatuar vepra penale e prodhimin të paligjshëm dhe falsifikim i prodhimeve ushqimore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/siguria-ushqimore-subjektet-te-vetkontrollohen-nese-nuk-duan-te-ndeshkohen

Recommended