Report TV - Rritje temperaturash në fundjavë, mjekja: Ja kush duhet të ketë kujdes!

  • 6 years ago
Fundjava do të jetë me mot të ngrohtë. Pas një muaji me shi dhe temperatura të ulëta, dita e nesërme do të sjellë ndryshime. Lidhur me këtë mjekja Brunilda Shiroka tregon për report TV ndikimin që kanë këto ndryshime në shëndetin e njeriut.

?Luhatjet e theksuara të temperaturave,padyshim që përbën një stres në kuptimin e shëndetit të organizmit kryesisht te fëmijët, por edhe të moshuarit. Nëse kemi një tendencë rritje të temperaturave shfaqen përsëri problematika, të formave alergjike dhe këto vihen re shumë te fëmijët?, u shpreh mjekja.

Ndonëse në fund marsi, gripi ende nuk është larguar.

Ka raste të virozave në forma të intensitetit të lehtë dhe mesatar, që po rishfaqen të paktën ditët e fundit. Po shohim një rritje të numrit të rasteve me problematika shëndetësore të virozave stinore pa dyshim, të shtuara?, tha Brunilda Shiroka.

Ndërsa për fruthin rastet janë ende prezente. Mjekja vijon apelin për vaksinime.

Recommended