Report TV - Roskovec, jetojnë në kushte skandaloze, mamaja e dy fëmijëve apel për ndihmë

  • 6 years ago
Afife Kasa nga fshati Suk i Roskovecit jeton në kushte shumë të vështira.

Ajo ka dy fëmijë me probleme mendore, ndërkohë që shtëpia në të cilën jeton është tërësisht e rrënuar.

Mundësi për të bërë një të re nuk ka.

Ajo kërkon ndihmë për të përballuar jetesën.

Zonja e shtëpisë thotë se ka më shumë se 20 vite që është në këtë gjendje, kohë kur burri i saj është larguar nga shtëpia.

Afifeja ka një djalë të sëmur mendor, ndërkohë edhe vajza saj është autike.

Apeli i Afifes është për një strehë ku të fusë kokën, ajo thotë se nuk ka nevojë për ushqime, megjithëse paratë që merr për fëmijët e sëmurë i shkojnë për ilaçe, ajo thotë se do vetëm strehë.

Recommended