Report TV - Fushë-Krujë, kushte si në mesjetë, nëna apel për kurimin e 2 fëmijëve

  • 6 years ago
Vetëm 25 km larg kryeqytetit, në një qoshe të Fushë Krujës mjerimi është ulur këmbëkryq. Kamera e Report TV sjell këto pamje të njëjta si në mesjetë paçka se jemi në shekullin e 21. Shkurte Imeri jeton në një varfëri ekstreme. 23 vjeçarja bashkë me dy fëmijët e saj të vegjël është në mëshirë të fatit. Gjithçka nisi kur prindërit iu ndanë nga jeta.
Për Shkurten, mendimi i parë për të shpëtuar nga vështirësitë ishte martesa. ?Burri? është shtylla e shtëpisë për të. Nëse bashkëshorti do të ishte pranë saj, mbase Shkurtja do ta kishte më të lehtë të përballonte vështirësitë e jetës.

Si mos të mjaftonte varfëria që ka pllakosur familjen e saj, Shkurtja duhet të zgjidhë edhe problemin e radhës për të cilin ajo thotë se është edhe më i rëndë se varfëria. Dy sëmundje që kërkojnë kurim për Klevisën, vajzën 1 vjeç dhe Klajdin, djalin 2 vjeçar.

23 vjeçarja nuk mendon asnjë moment të vetëm për veten, por për dy fëmijët e saj. Biseda është prekëse, teksa ajo rrëfen dhimbjen kur nuk mund të plotësojë kërkesat e thjeshta të Klajdit, djalit të saj. Vetë Shkurtja nuk gjen rrugëzgjidhje, shpresat për të ndryshuar fatin e saj mbeten tek zemrat, mundësitë dhe bujaria e shqiptarëve.

Recommended