Ora News - Shkodër, 40 vjeçari plagoset me armë zjarri në afërsi të shkollës "Oso Kuka"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 40 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës "Oso Kuka".

Sipas policisë, shtetasi me iniciale R.K ka marrë një plumb në trup dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

"Më datë 28.03.2018, rreth orës 21.20 , ka ardhur një telefonatë ne sallën operative se në afersi te shkolles ?Oso Kuka ? lagje Vojo Kushi Shkoder, është dëgjuar një e shtënë arme zjarri.Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku nga verifikimet paraprake rezultoj se është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K. 40 vjec banues në lagjen ?Vojo Kushi?, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën" informon policia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-plagosje-me-arme-zjarri-ne-afersi-te-shkolles-oso-kuka

Recommended