Report TV - Video ekskulzive e tentativës për grabitje në Fier ku policia vrau një nga autorët

  • 6 years ago
Report TV siguron video ekskluzive të vrasjes së grabitësit Xhuljo Sollaku, 20-vjeç gjatë tentativës së grabitjes së një banese në Fier.

Në pamje duket qartë momenti i shkëmbimit të zjarrit nga 6 grabitësit me policinë. Siç duket edhe nga pamjet, katër prej grabitësve hynë në banesë, ndërsa dy prej tyre kanë qëndruar jashtë banesës.

Në momentin e mbërritjes së policisë, grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të patrullës. Efektivët i janë përgjigjur zjarrit, duke vrarë grabitësin 20-vjeçar nga Elbasani, Xhuljo Sollaku, ndërsa mbeti i plagosur grabitësi tjetër Arben Muça.

Recommended