Ora News - Bushati: Qeveria duhet të jetë më agresive për të tërhequr investitorët e huaj

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PS, Ervin Bushati tha në "Ekopolitike" se qeveria duhet të jetë më agresive për të tërhequr investitorë të mëdhenj të huaj në mënyrë që të ndikojë në rritje e punësimit. Bushati tha se kjo është një sfidë.

Bushati: Qeveria duhet të shikojë për investime të mëdhaja afategjate që vijnë nga jashtë. Dmth duhet të jemi më agresivë për të përthithur investime të mëdhaja që ndikojnë në rritjen e ekonomisë dhe teknologjisë. Unë nuk jam për këtë që investimet të jenë intensive në punësim, jo se jam kundër punësimit, ne duam të punësojmë sa më shumë. Por nuk mund të përmirësohemi duke ulur nivelin e teknologjisë në vend që ne të rrisim nivelin e teknologjisë që ti përgjigjemi kohës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-qeveria-duhet-te-jete-agresive-te-terhequr-investitoret-e-huaj

Recommended