Donald Lu: Ermonela Jaho ambasadore e fushatës kundër kancerit të gjirit
  • 6 years ago
Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është zgjedhur ambasadore për fushatën e ndërgjegjësimit në betejën kundër kancerit të gjirit. Presidenti i SHBA në Tiranë, Donald Lu u shpreh se nuk do të mungojë mbështetja për nismat që synojnë ndërgjegjësimin.

 ?Kam tre vjet që jetoj në Shqipëri dhe kaq shumë nga miket dhe koleget e mia janë prekur nga diagnoza e kancerit të gjirit. Në familjen time e kemi përjetuar, por shyqyr kemi mbijetuar. Më pëlqen shumë që fushata, e nisur 10 vite më parë, ka zgjedhur Ermonela Jahon si ambasadore për këtë çështje kaq të rëndësishme.

Falenderoj të gjitha organizatat që kanë mbështetur këtë nisëm. Jemi të kënaqur të shohim Shoqërinë Civile për të mbledhur fonde për të ndërgjegjësuar për mamografinë. Do të keni mbështetjen tonë të plotë gjithmonë për këtë? tha ai.
Recommended