Ora News - Dele e dhi drejt Serbisë, pas 30 viteve Shqipëria nis eksportin e të imtave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 30 vitesh bllokim Shqipëria ka nisur të eksportojë bagëti të imta si dele e dhi drejt Serbisë. Deri më tani vendi ynë nuk eksportonte në asnjë vend për shkak të problemeve me certifikatat veterinare, problemeve me sigurinë në këtë treg dhe vullnetit politik.

Shqipëria arrin të plotësojë kushtet për të eksportuar bagëti të imëta si dele e dhi për herë të parë që prej vitit 1990.

Deri më tani rritja e bagëtive në Shqipëri ishte i dedikuar vetëm për tregun e brendshëm.

Bllokimi i eksporteve të bagëtive shqiptare deri më tani ka qenë si rezultat i problemeve të njësimit të certifikatave veterinare dhe pasigurisë që ofronte ky treg.

Ministria e Bujqësisë bën me dije se eksporti i kafshëve të gjalla në Serbi është arritur pas dakortësisë ndërmjet dy vendeve për modelin e certifikatës shëndetësore për eksport dhe nisjes së aksionit në vend për të rregulluar tregun e rritjes dhe therjes së bagëtive.

Ndërkohë që kanë nisur negociatat edhe për hapjen e eksportit të qumështit dhe djathit.

Aktualisht, certifikatat shëndetësore për eksportin nga Republika e Shqipërisë për kafshët e gjalla dhen dhe dhi dhe mishin e tyre janë fuqi dhe përcjellë në pikat inspektimit kufitar të Serbisë duke bërë të mundur nisjen e ngarkesave në çdo kohë.

Në Shqipëri mbarështohen rreth 3 milion të imëta të cilat çdo vit lindin rreth 2.4 mln qingja dhe keca vetëm për therje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dele-e-dhi-drejt-serbise-pas-30-viteve-shqiperia-nis-eksportin-e-te-imtave

Recommended