Gjiknuri: Bashkite te zgjidhin problemin e mbetjeve

  • 6 years ago
Bashkitë duhet të angazhohen për të zgjidhur problemin e menaxhimit të mbetjeve. Thirrjen e ka bërë ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, gjatë një vizite në inceneratiroin e Elbasanit. Ai tha se çështja e depozitimit të mbetjeve është një problem serioz për Shqipërinë dhe se autoritetet duhet të angazhohen për grumbullimin e tyre dhe furnizimin e inceneratorëve.

?Impianti ka nevojë për më shumë mbetje dhe kjo është një çështje që duhet ta trajtojnë bashkitë por edhe qeveria në terma afatgjatë, pasi problemi i mbetjeve do të jetë një problem serioz për Shqipërinë. Ajo çka duhet tu imponojmë qytetarëve por edhe autoriteteve që duhet të marrin masat është që mbetjet të grumbullohen aty ku duhet të grumbullohen dhe të depozitohen në këtë impiant.?

Gjatë inspektimit në këtë incinerator, Gjiknuri tha se askush nga qytetarët nuk duhet të frikësohet nga funksioni i inceneratorit me djegie, pasi ai është një proces teknologjik që nuk jep asnjë ndikim në mjedisin përreth.

?Pavarësisht nga kritikat apo hamendjet që kanë ngritur qarqet politike, ne shikojmë një impiant që funksionon dhe mbi të gjitha i ka dhënë zgjidhje një problemi të madh.?

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës në ndërtim edhe projektet e impianteve të përpunimit të mbetjeve në Fier e Tiranë janë duke avancuar.

Tv Klan

Recommended