Spasovski: Kabllorët dhe televizionet ta zgjidhin vet problemin

  • 4 years ago
Kryeministri teknik Oliver Spasovski tha sot në konferencë për media se mediat dhe operatorët duhet t?i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet mes tyre kurse Qeveria mund t?ju ndihmojë vetëm në aspektin e ligjeve dhe rregullativave.

 

?Nëse bëhet fjalë për rregullimin e raporteve mes operatorëve kabllor dhe televizioneve, marrëdhënieve të tyre private, kjo është një sferë të cilët duhet ta bëni vetë ju, vetë mediat dhe operatorët kabllor. Për të gjitha gjërat e tjera që duhet t?i sjellim si vendime, dekrete, ligje për të mundësuar punë më të mirë në sferën e mediave, Qeveria mbetet e hapur që të flasim për të gjitha këto probleme dhe për atë se ku duhet të ndërhymë me qëllim që të ndihmojmë edhe mediat edhe operatorët kabllor- tha Spasovski.