Report TV - Dy grupet kriminale në Shqipëri drogë drejt Italisë

  • 6 years ago
20 shqiptarët e arrestuar si pjesë e 2 organizatave kriminale të trafikut të kanabisit dhe kokainës nga Shqipëria drejt Italisë, ku u arrestuan 43 persona kishin lidhje me grupe kriminale që operonin në zonat e Vlorës dhe Durrësit. Burime të Report Tv nga Policia e Shtetit konfirmuan se 4 shqiptarët e arrestuar në Tiranë dhe 16 të tjerët në Itali, janë përgjuar teksa komunikojnë me telefon me persona të skeduar si trafikuesit kanabisi drejt Italisë. Shqiptarët janë zbuluar nga përgjimet telefonike dhe ambientale për trafikun e drogës që bënin nga Shqipëria nëpërmjet gomoneve, drejt Italisë.

Këto dy grupe kriminale në Vlorë dhe Durrës janë të identifikuara edhe nga Task-Forca që ka ngritur Ministria e Brendshme. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia do të vijojnë hetimet për këto dy grupe kriminale, ndërkohë që 20 shqiptarët e arrestuar do akuzohen për krijimin e grupit kriminal dhe për trafik narkotikësh. Operacioni i Policisë ka përfunduar ditën e enjte dhe paraditen e së premtes, Policia Shqiptare, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe agjentët e anti-drogës në Itali, do të dalin në një konferencë për shtyp. Deri më tani bëhet me dije se trafiku drejtohej nga 3 shqiptare, të cilësuar si koka e rrjetit. Operacioni ?Shefi? ka nisur hetimet në maj të vitit 2016 nga antimafia italiane e qytetit të Barit dhe kanë zgjatur dy vite, deri në janar 2018.

Recommended